Kronikë

Plagoset një person në Pejë, të dyshuarit në arrati

shiriti i Policisë

Ilustrim

Një person është plagosur të dielën në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë se personi i plagosur është dërguar në emergjencën e spitalit të Pejës e pastaj është transferuar në QKUK për shkak të natyrës së plagëve.

Personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Adem Jashari’ në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri, Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, personi i plagosur është dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve dërgohet në QKUK, Prishtine, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, ka thënë Rugova.