Kronikë

Dërgohet në mbajtje i dyshuari për plagosjen në Pejë

Plagosje

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për plagosjen me armë zjarri të një qytetari në Pejë.

Ngjarja ndodhi të premten pasdite në rrugën “Papa Klementi”. Policia njofton se viktima, një mashkull kosovar, mbeti i plagosur dhe u dërgua menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Pas kryerjes së veprës, i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes me një veturë, por më pas u paraqit vetë në stacionin policor. Ai është intervistuar në prani të avokatit, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.