Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia kërkon ndihmë për kapjen e një të dyshuari nga Peja

Policia e Kosovës është në kërkim të Pleurat Myderizit nga Peja, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë. Për këtë, Policia po kërkon bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e tij.

Ai është i lindur më 19 mars 1979.

“Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Mitrovicë- dega Skenderaj, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftim.