Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për veprat penale “Ngacmim” dhe “Sulm”.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në kërkesën e Policisë, ku janë bashkëngjitur edhe dy fotografi të të dyshuarit.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në kërkesë.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për ngacmim
-
Policia e Kosovës po e kërkon një të dyshuar për ngacmim
-
Arrestohet një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e 3 të rinjve, dyshohen për sulm e prezantim si persona zyrtarë
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për grabitje