Policia e Kosovës po e kërkon një person të dyshuar për veprën penale ngacmim. Autoritetet policore kanë publikuar një fotografi të tij me qëllim për ta identifikuar.
Vepra penale thuhet se ka ndodhur në muajin prill të këtij viti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje veprën Ngacmim, të ndodhur në muajin Prill 2024. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin policor.
Policia e Kosovës në vazhdimësi publikon fotografi të të dyshuarve me qëllim të identifikimit dhe bashkëpunimit nga ana e qytetarëve për kapjen e tyre.