Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tre personave të cilat dyshohen për përfshirje në veprat penale “Sulm” dhe “prezantim i rrejshëm si person zyrtar”.
Në kërkesën për ndihëm Policia ka bashkëngjitur një fotografi ku shihen të dyshuarit.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi”, thuhet në kërkesën e Policisë.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, Policia ka lutur qytetarët që ta kontaktojnë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].
Artikuj të ngjashëm
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për ngacmim dhe sulm
-
Dyshohet se tre persona në Mitrovicë të Veriut deklaruan rrejshëm për një tentim-vrasje të 2013-ës
-
Policia paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese në emër të institucioneve të Kosovës
-
Arrestohen tre persona, dyshohen për financim terrorizmi, shpëlarje parash, armë e vepra të tjera
-
Një burrë në veri shoqërohet në polici pasi u vesh si polic