Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen në Bërnjak të Rahovecit.
Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari është arrestuar dhe të njëjtit i janë konfiskuar 8 mijë euro, 35 mijë franga zvicerane, dy pistoleta dhe 7 fishekë.
“Lidhur me rastin me datën 09.04.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se më datën 11.02.2020, për motive të panjohura kishte vrarë vëllanë e tij, viktimën mashkull kosovar, t'ia ketë marrë një sasi të konsiderueshme të parave dhe më pas dyshohet se e ka djegur trupin e tij. Viktima, nga familjarët e tij, më datën 27.02.2020 është raportuar si person i zhdukur. Nga i dyshuari, si prova materiale, janë sekuestruar dy pistoleta të ndryshme me shtatë fishekë, para të gatshme 8.000 euro dhe 35.000 franga zvicerane. I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
-
Aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasjen e vëllait në Rahovec
-
Arrestohet një person në Bërnjak pasi dyshohet se e vrau e më pas dogji vëllain e vet
-
Dy persona të vdekur në 24 orë, Policia sekuestron armë nga vendngjarjet
-
Policia jep detaje për vrasjen e të shtunës në “Arbëri” në Prishtinë
-
Burgim të përjetshëm rahovecianit për vrasjen dhe djegien e vëllait