Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit G.K., nga fshati Bërnjak i Rahovecit i cili në shkurt të vitit të kaluar ka vrarë vëllain e tij.
Sipas njoftimit, i pandehuri paraprakisht kishte njohuri se vëllai, kishte një shumë të konsiderueshme të parave të cilat i kishte marrë me vete nga shteti i Zvicrës dhe ditën kritike rreth orës 09:00 ai i kishte shkuar në shtëpinë e tij, ku gjatë një bisede të përbashkët, i pandehuri ishte fyer nga tani i ndjeri me pretekst se po i ndërhynë në familjen e tij.
“I revoltuar nga kjo i pandehuri kthehet në shtëpinë e tij, merr revolen, ku rreth orës 11:00 përsëri shkon në shtëpinë e të ndjerit B.K, hynë brenda në shtëpi, dhe në sallon, ku po qëndronte i njëjti, e ka goditur me predha në gjoks duke e lënë të vdekur në vend. Më pas i pandehuri e merr kufomën, dukë e tërhequr zvarrë me një batanije, e qet në oborr të shtëpisë, më pas kufomën e mbulon me materiale të ndryshme si: dru, plastika, thasë letre, dërrasa, letër të zezë, e gjëra tjera, të cilat më pas i ndez duke krijuar një zjarr të madh i cili qëndron i ndezur 2-3 ditë, dhe më pas mbeturinat se bashku me disa mbetje kockore të tani të ndjerit i hedh jashtë shtëpisë në një vend deri tani të pa identifikuar më qëllim për ti zhdukur gjurmët e krimit”, thuhet në njofitm,
Po ashtu, i dyshuari më parë e deri më 11 shkurt 2021, pa autorizim ka poseduar armë dhe municion, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.
-
Burgim të përjetshëm rahovecianit për vrasjen dhe djegien e vëllait
-
Prokuroria në Gjakovë ngre aktakuzë për vrasje të rëndë ndaj një personi
-
Aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait në veri të Mitrovicës
-
Ngrihet aktakuzë për vrasjen e shtatorit të kaluar në Malishevë
-
Babë e bir akuzohen për vrasjen e shtatorit të kaluar në Rahovec