Një person është intervistuar e pastaj është liruar nën dyshimin për “organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, në Skenderaj.
Gjatë kontrollit, në lokalin ku dyshohej për veprimtari të dyshimta, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar: pesë televizorë, tri shtëpiza kompjuteri, tri aparate të lojërave një monitor dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë
“Lidhur me rastet në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Skenderaj arrestohet një i dyshuar për bixhoz të paligjshëm
-
Arrestohet e pastaj lirohet një i dyshuar për organizim të skemave piramidale
-
Kontrolle në shtatë lokale në Skenderaj për bixhoz, sekuestrohen një sërë mallrash
-
Arrestohet një person në Skenderaj, organizonte baste të paligjshme
-
Arrestohet i dyshuari për bixhoz, i sekuestrohen afro 42 mijë euro