Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmjen e së enjtes ka arrestuar një person në Skenderaj, i dyshuar për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Në njoftimin e Policisë thuhet se arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se në lokalin e tij zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.
“Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, shtatë aparate të lojërave, dy televizorë, dhe dëshmi tjera relevante”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet pronari i një lokali në Skenderaj, u zu duke luajtur poker me 14 të tjerë
-
Arrestohet i dyshuari për bixhoz, i sekuestrohen afro 42 mijë euro
-
Tre të arrestuar për bixhoz të paligjshëm në Deçan, sekuestrohen armë dhe çipa pokeri
-
Arrestohen 34 të dyshuar për veprimtari të paligjshme, 29 dërgohen në mbajtje
-
Arrestohet polici në Shtërpcë, dyshohet për përfshirje në skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm