Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Skenderaj, organizonte baste të paligjshme

Policia ka arrestuar një person për veprën penale “Organizim te skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm”.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave te siguruara se në lokalin e të dyshuarit zhvillohej veprimtari e kundërligjshme te lojërave të fatit.

“Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, tre televizorë, tre kompjuterë, dy printerë, tiketa të basteve dhe një shumë e parave”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.