Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në sheshin e Skenderajt dyshohet se një lokal shfrytëzohej si bastore

Një person është arrestuar në Skenderaj pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij në sheshin e qytetit dyshohet të jetë organizuar bixhoz.

Siç ka njoftuar policia, gjatë kontrollit në lokal janë gjetur e konfiskuar si prova materiale: tre televizorë për shërbime të basteve, katër monitorë, katër shtëpiza, tetë topa-letër për printime, tre tastiera, 20 tiketa, një libër i basteve, 1x100 €, 2x20€, 16x5€, 3x2€, 11x1€, 52x05 cent, 23x0.10 cent, 9x0.5cent dhe një lexues i tiketave.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “organizim i skemave piramidale”.

Në Kosovë, bastoret dhe lokalet e bixhozit janë të ndaluara me ligj.