Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia identifikon dy kamionë me kafshë të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut

Policia kufitare e Kosovës ka ndaluar dy kamionë duke tentuar të kontrabandonin kafshë.

Të mërkurën në fshatin Ramijan, komuna e Vitisë, është identifikuar kamioni me targa të Kosovës i drejtuar nga i dyshuari H. K.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në kamionin e tij janë gjetur dhjetëra dele për të cilat nuk posedonte dokumentacion përkatës.

“Gjatë kontrollit zyrtarët policorë kanë vërejtur se i dyshuari në rimorkio kishte të ngarkuar 57 krerë dele për të cilat nuk posedonte kurrfarë dokumenti përkatës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Image

Kurse, në rrugën Viti-Pozhoran, komuna e Vitisë, është identifikuar edhe një kamion tjetër, që drejtohej nga i dyshuari M. B.

Në kamion janë gjetur gjashtë lopë për të cilat nuk kishte dokumente përkatëse.

“Kafshët dyshohet të jenë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë se veriut”, njoftoi Policia.