Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën në mesditë, në fshatin Debellde të Vitisë ka kapur një veturë në lëvizje e cila dyshohet se po kontrabandonte 15 dele, të cilat nuk kishin të vendosura në vesh martikula.
“Sot, më 14 dhjetor 2022, rreth orës 12:20, në fshatin Debellde, në drejtim të Vitisë është vërejtur duke qarkulluar një automjet transportues ngjyrë e bardhë me targa vendore. Njësitet policore kanë arritur ta ndalojnë automjetin të cilin e ngiste një mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit, është vërejtur se në të kishte të ngarkuar kafshë të imta (15 dele), të cilat nuk kishin të vendosura në vesh martikula”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, dyshohet se delet ishin sjellë nga Maqedonia e Veriut.
“Nën dyshimin se i dyshuari ka kryer veprën penale ‘kontrabanda me mallra’, dukë sjellë në mënyrë ilegale kafshë nga Maqedonia e Veriut është iniciuar rasti, i cili është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare-Lindje”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë.

-
Arrestohet një person për kontrabandim të 30 deleve nga Serbia
-
Parandalohet kontrabandimi i 22 deleve nga Serbia
-
Policia identifikon dy kamionë me kafshë të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut
-
Kapen 100 dele të kontrabanduara në dy fshatra të Kosovës
-
Dyshohet për kontrabandë me kafshë në Ferizaj, zbulohen mbi 100 dele të paregjistruara