Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Parandalohet kontrabandimi i 22 deleve nga Serbia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandimin e 22 deleve nga Kosova në Serbi. Delet janë zënë të ngarkuara në një veturë kombi me targa vendore që drejtohej nga një 51-vjeçar.

“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale e Hetimeve Kufitare ‘Veriu’, ka ndaluar veturën kombi me targa vendore, ku drejtues ishte personi i dyshuar T. A., m/k (viti i lindjes 1972). Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur të ngarkuara 22 dele pa dokumentacion të nevojshëm, ku dyshohet se disa prej tyre janë të kontrabanduara nga territori i Serbisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me autorizim të prokurorit kompetent, rasti është proceduar në procedurë të rregullt dhe se delet dhe mjeti janë sekuestruar. Ndërsa në koordinim me Doganën e Kosovës dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) thuhet se po ndërmerren veprimet e mëtejme.

{gallery}