Në dy raste të ndara, Policia Kufitare e Kosovës, ka parandaluar kontrabandim me dele të mërkurën, njëri rast në fshatin Debëlldeh të Vitisë, e tjetri në Zupqë të Zubin-Potokut.
Sipas njoftimit, në Debëllldeh, Policia ndaloi një kamion ku gjendeshin 50 krerë delesh, që dyshohet se ishin futur nëpërmjet rrugëve ilegale nga territori i Maqedonisë së Veriut.
Në Zupqë, autoritetet kufitare ndaluan një kamion pa targa, ku gjithashtu gjendeshin 50 dele, që dyshohet se u futën ilegalisht nga Serbia.
“Për të dyja rastet janë njoftuar prokurorët kompetentë, janë iniciuar raste penale, kurse kamionët së bashku me delet i janë dorëzuar Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftimin policor.

Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person për kontrabandim të 30 deleve nga Serbia
-
Hyjnë dele dhe pije ilegalisht nga Serbia në Kosovë, Policia arreston një person
-
Kontrabandonte dhi e dele nga Serbia, ndalohet burri në Podujevë
-
Parandalohet kontrabandimi i 22 deleve nga Serbia
-
Tentuan kontrabandimin e deleve nga Serbia, policia i lokalizoi delet por të dyshuarit ikën nga mali