Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentuan kontrabandimin e deleve nga Serbia, policia i lokalizoi delet por të dyshuarit ikën nga mali

Zyrtarët policorë në teren gjatë detyrës në menaxhimin dhe kontrollin e kufirit shtetëror, në fshatin Banjë, komuna e Zubin Potokut, kanë vërejtur dy persona të dyshuar të cilët nga territori i Serbisë kanë sjellë disa dele në territorin e Republikës së Kosovës.

Personat e dyshuar kanë arritur që të futen në territorin e Serbisë përmes malit, kurse kafshët janë lokalizuar nga policia.

“Megjithëse kafshët e kontrabanduara janë lokalizuar nga Policia, personat e dyshuar duke shfrytëzuar terrenin malor në atë zonë kanë depërtuar dhe janë larguar në territorin serb”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Rasti është iniciuar si “kontrabandim me mallra”.