Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy persona ndalohen në Zubin-Potok, hynë ilegalisht nga Serbia me kërpudha pa dokumentacion

Arrestim

Foto: Ilustrim

Të paktën dy persona janë ndaluar nga Policia në fshatin Çeçevë të Zubin-Potokut, pasi dyshohen se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës nga Serbia.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, rreth orës 02:30. 

Të dyshuarit po udhëtonin me veturë kur u ndaluan nga zyrtarët policorë.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti një sasi kërpudhash, për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion që dëshmonte prejardhjen e tyre.

Me vendim të prokurorit, malli i dorëzohet doganës, ndërsa të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si "Kalim i paautorizuar i kufirit".