Policia e Kosovës të premten pasdite ka parandaluar një rast të kontrabandimi të kafshëve në kufirin me Maqedoninë e Veriut, duke arrestuar një person.
I dyshuari, shtetas kosovar, me inicialet XH.C., është zënë në flagrancë duke kontrabanduar dy lopë dhe një viç.
“Kafshët dyshohet se janë futur përmes rrugëve ilegale malore nga territori Maqedonisë së Veriut në territorin e RKS-së, dhe ishin pa matrikula dhe dokumentacion përkatës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kafshët i janë dorëzuar Doganës.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person për kontrabandim të lopëve nga Serbia
-
Policia kap në Kamenicë gjashtë dele, dy lopë dhe një viç të kontrabanduara
-
Policia identifikon dy kamionë me kafshë të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut
-
Arrestohet një person për kontrabandim të 30 deleve nga Serbia
-
Parandalohet kontrabandimi i mallrave me vlerë dhjetëra mijëra euro në kufirin me Maqedoninë