Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, me dyshimin se ka transportuar ilegalisht lopë nga Serbia në Kosovë, nëpërmjet brezit kufitar të Karaçevës.
Policia njoftoi të hënën se i arrestuari me inicialet F.V., i lindur në vitin 1969, veprën penale e ka kryer në periudhën kohore 2019-2020.
“I dyshuari, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës është intervistuar në Gjilan, në cilësinë e të dyshuarit, ku ka pranuar veprën penale për të cilën ngarkohej. Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin policor.
Rasti është iniciuar si “kontrabandim me mallra”.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia parandalon kontrabandimin e dy lopëve dhe një viçi nga Maqedonia
-
Arrestohet një person për kontrabandim të 30 deleve nga Serbia
-
Arrestohet një i dyshuar për trafikim me njerëz
-
Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin, arrestohet një serb në Leposaviq
-
Arrestohet i dyshuari për trafikim me njerëz në Gjilan