Policia e Kosovës ka hasur të martën në fshatin Hodonovc të Kamenicës në dy automjete me të cilat barteshin kafshë të kontrabanduara.
Sipas njoftimit të policisë, kontrabanda është kryer përmes rrugëve malore nga territori i Serbisë.
“Njësitë policore reagojnë në rast dhe në fshatin Hodonovc të Kamenicës, kanë hasur në dy automjete me të cilat po barteshin kafshët. Shoferi i njërit automjet, me të vërejtur patrullën e policisë, ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një rrugë dytësore, duke e lënë automjetin dhe ikur arave. Në automjet kishte të ngarkuar kafshë, gjashtë dele dhe një viç. Po ashtu është hasur edhe automjeti i braktisur dhe në të kishte dy lopë. Pra, në dy automjetet kishte gjashtë dele, dy lopë e një viç”, thuhet në njoftim.
Policia ka shtuar se dy shoferët e automjeteve, F.B., 32-vjeçar, mashkull kosovar, dhe F.B., 37- vjeçar, mashkull kosovar, janë paraqitur në polici.
Rreth rastit janë njoftuar edhe inspektorët e AUV-i për verifikim dhe kontroll të gjendjes së kafshëve.
-
Policia parandalon kontrabandimin e dy lopëve dhe një viçi nga Maqedonia
-
Policia identifikon dy kamionë me kafshë të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut
-
Arrestohet një person për kontrabandim të 30 deleve nga Serbia
-
Dyshohet për kontrabandë me kafshë në Ferizaj, zbulohen mbi 100 dele të paregjistruara
-
Arrestohet një person në Kamenicë, iu zunë mallra kontrabandë në vlerë mbi 5 mijë euro