Policia e Kosovës të premten ka njoftuar se gjatë kontrollit te nxënësit e shkollave të mesme të ulëta dhe të larta në Vushtrri ka gjetur thikë, para të falsifikuar e maska.
Në njoftim, Policia ka thënë se aksioni u zhvillua të enjten (dje). U kontrolluan mbi 3400 nxënës.
“Gjatë kontrollimit në posedim te nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, një thikë, dy cigare elektrike, dy maska, dhe dy bankënota nga 200 euro të falsifikuara”, thuhet në njoftim.
Për paratë falsifikuese është iniciuar rast për veprën penale “falsifikim i parasë”.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia realizon kontrolle në gjashtë shkolla në Vushtrri, sekuestron thika e boks hekuri
-
Arrestohet një person në Vushtrri për falsifikim të 500 eurove
-
Policia nis hetim për para false që u pranuan nga 1 qershori deri në nëntor
-
Dy të ndaluar në Vushtrri, sekuestrohen armë dhe municione
-
Kapet me thikë një nxënës i Prizrenit