Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia realizon kontrolle në gjashtë shkolla në Vushtrri, sekuestron thika e boks hekuri

Policia - sekuestrimi i thikave dhe boksit hekurit ne Vushtrri

Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle në gjashtë shkolla të mesme të larta dhe të ulëta në komunën e Vushtrrisë. 

Policia ka raportuar se në katër raste të ndara tek nxënësit janë gjetur dhe sekuestruar thika dhe boks hekuri. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në total janë sekuestruar tri thika dhe një boks i hekurit. 

“Lidhur me rastet janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, në koordinim me institucionet përkatëse. Policia do të vazhdojë me aktivitete parandaluese  me qëllim të ofrimit të sigurisë në ambientet shkollore dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike”, ka njoftuar Policia e Kosovës.