Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Prishtinë një person i cili dyshohet se për shitje të mjeteve të rrezikshme dhe ilegale te personat e mitur.
“Pas informacioneve të siguruara nga njësia e inteligjencës e Stacionit Policor ‘Qendra’, është arritur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit. Gjatë kontrollit, tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 54 thika, 14 boksa metalikë dhe 2 shufra metalike”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Artikuj të ngjashëm
-
I dyshuari në kërkim arrestohet në Prishtinë, i kapet drogë, para dhe thikë
-
Arrestohet një person për posedim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje në Prishtinë
-
Përleshje me mjete të forta dhe thikë në Prishtinë, tre të arrestuar
-
Arrestohet për dhunë në familje, i gjenden në shtëpi armë e 57 fishekë
-
Theri me thikë një person, arrestohet i dyshuari