Një person është arrestuar nga Policia në Prishtinë nën dyshimin për posedim të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 19:00, në rrugën “Haxhi Zeka”, ku gjatë një kontrolli në një lokal dhe në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar: 1.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një armë automatike e tipit AK-47 me një fishek, pajisje për kultivim të bimëve narkotike, dy aparate për lojëra të fatit dhe 1,480 euro para të gatshme.
I dyshuari, shtetas kosovar, është ndaluar dhe pas procedurave të para hetimore, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë, i gjenden në shtëpi armë dhe marihuanë
-
Arrestohen 3 të dyshuar në Prishtinë për armëmbajtje dhe shitblerje të substanca narkotike
-
Arrestohet një person në Prishtinë për posedim dhe kultivim të marihuanës
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, u shiste thika e boksa metalikë të miturve
-
Arrestohet një i dyshuar për narkotikë, Policia i gjen edhe një bombë