Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Vushtrri për falsifikim të 500 eurove

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri, nën dyshimin se ka kryer veprën penale falsifikim i parasë.

Personit me inicialet A.D., i janë kapur 500 euro të falsifikuara, 11 copë 20-euroshe, 108 copë 2-euroshe, 20 copë 1 euro dhe 20 copë 50-centëshe.

“I dyshuari është shoqëruar dhe është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, dhe i njëjti me vendim të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin policor.