Njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit kanë arrestuar një person të dyshuar për falsifikim parash të mërkurën.
Personi i dyshuar u arrestua vetëm pak minuta pasi policia pranoi informatën se i njëjti ka tentuar të kryente një pagesë me para të falsifikuara.
I dyshuari u arrestua në një taksi dhe i janë gjetur paratë false.
“Në momentin e arrestimit personi i dyshuar ishte në një taksi (pasagjer), ku dhe ka tentuar të fshehë paratë e falsifikuara ( rreth 3000 euro që ishin kartmonedha 200 prej eurosh), të cilat janë gjetë dhe sekuestruar nga ana e policisë”, njoftoi Policia.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Dyshohet se bëri pagesa prej 2,400 eurosh me kartelën e dikujt tjetër, arrestohet
-
Policia nis hetim për para false që u pranuan nga 1 qershori deri në nëntor
-
Dy të arrestuar në Prishtinë për 40 mijë euro të falsifikuara
-
Sekuestrohen mijëra euro false në një operacion policor në Prishtinë
-
Identifikohen para të falsifikuara në një bankomat në Prishtinë