Dy persona janë ndaluar në orët e para të së martës nën dyshimin për veprën penale “Falsifikim i parasë”.
Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, një operacion policor është zhvilluar në Prishtinë pas hetimeve disamujore, i cili ka përfunduar me ndalimin e të dyshuarve S.T. dhe A.Th.
Gjatë kontrollit të mjetit, hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar një shumë prej 40,000 euro, të cilat gjatë testimeve fillestare kanë rezultuar të jenë të falsifikuara.
Hetimet janë zgjeruar edhe në dy lokacione të tjera, ku janë kryer kontrolle në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të banimit të të dyshuarve.
Prokuroria Speciale e Kosovës, në koordinim me Policinë e Kosovës, po vazhdon me veprimet hetimore të nevojshme në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.
-
Sekuestrohen mijëra euro false në një operacion policor në Prishtinë
-
Dy të arrestuar për fajde dhe shpëlarje parash në Prishtinë
-
Identifikohen para të falsifikuara në një bankomat në Prishtinë
-
Arrestohet një i dyshuar për falsifikim parash në Prishtinë
-
Arrestohet një burrë në Fushë-Kosovë, iu gjetën 400 euro të falsifikuara