Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të falsifikimit të parave që është raportuar në Prishtinë.
Një zyrtar i një banke të hënën thuhet se ka raportuar se gjatë numërimit të parave të deponuara na bankomat ka hasur në para të falsifikuara.
“Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i një banke ka njoftuar policinë se gjatë numërimit të monedhave të deponuara në bankomat ka hasur në një shumë të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Njësiti i forenzikës ka konfiskuar parat e dyshuara”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Rasti thuhet se po hetohet nga ekipet përkatëse.
Artikuj të ngjashëm
-
Konfiskohen 573 euro të falsifikuara që ishin deponuar në një bankomat në Çagllavicë
-
Nga një bankë raportohen 225 monedha 2-euroshe false
-
Policia nis hetim për para false që u pranuan nga 1 qershori deri në nëntor
-
Dy të arrestuar në Prishtinë për 40 mijë euro të falsifikuara
-
Sekuestrohen mijëra euro false në një operacion policor në Prishtinë