Hetuesit nga Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, pas zhvillimit të veprimeve hetimore me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar B.M. dhe Q.M, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “fajde”, “shpërlarje e parave”, “kanosje” , “falsifikim i dokumenteve”, dhe “mashtrim”.
Arrestimi është bërë pasi që hetuesit policorë me autorizim të Prokurorisë Speciale, më 05.09.25 kanë zbatuar urdhër-kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në katër lokacione (shtëpi, banesa, biznese dhe objekte përcjellëse) të personave të dyshuar.
Sipas njoftimit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale, të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Speciale, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre
-
Dy të arrestuar në Prishtinë për 40 mijë euro të falsifikuara
-
Aktakuzë ndaj dy personave, dyshohen për fajde e shpëlarje parash 6.3 milionë euro
-
Arrestohet një i dyshuar për fajde në Prishtinë
-
Operacion kundër fajdesë në Prishtinë, arrestohen dy persona