Një revole, dy boksa të hekurit dhe dy armë të ftohta janë kapur në një autobus urban në Ferizaj, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Të martën është kryer një kontroll në autobusin që qarkullon nga Ferizaj në drejtim të fshatrave Doganaj-Greme dhe Gaçkë, ku nxënësve iu janë kapur këto armë.
Për këtë është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

“Zyrtarët policorë me uniformë dhe ata me rroba civile kanë kontrolluar udhëtarët, me dyshimin se nxënësit e shkollave të mesme të larta bartin me vete mjete të dyshimta, të rrezikshme, si mjete të mprehta-thika, boksa hekuri e të tjera. Gjatë kontrollimit të udhëtarëve, të cilët kanë qenë kryesisht me nxënës, në dyshemenë e autobusit janë gjetur : një armë zjarri, dy thika dhe një ‘Box hekuri’, të cilat nuk dihen se kujt i përkasin”, thuhet në njoftimin policor.
Vite më parë në disa shkolla të mesme në Ferizaj ishin konfiskuar mbi 40 thika dhe armë zjarri.
-
61 armë u kapën te nxënësit gjatë 2024-tës
-
Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt
-
Policia konfiskon tri armë zjarri në Ferizaj në dy raste të ndara
-
Policia realizon kontrolle në gjashtë shkolla në Vushtrri, sekuestron thika e boks hekuri
-
Kapet me thikë një nxënës i Prizrenit