Policia e Kosovës ka arrestuar 18 persona nën dyshimin për kontrabandim me emigrantë.
Sipas njoftimit të dielën, hetuesit policorë që nga muaji mars 2022, kanë filluar hetimin rreth dyshimit se disa persona janë përfshirë në ‘kontrabandim me emigrant’.
Numri i personave të dyshuar, të përfshirë në hetim ka qenë i madh.
Ata dyshohet se emigrantët, kryesisht aziatikë, i kanë depërtuar ilegalisht nga Shqipëria, duke i kaluar deri në pjesën veriore të Kosovës, e qëllim i mbërritjes së emigranteve ishin shtetet perëndimore.
“Më 14.07.2022 hetuesit nga Sektori i Hetimeve kanë arrestuar të dyshuarin M.A., shtetas sirian, i cili ka qëndruar në Kosovë duke organizuar kontrabandën. Kurse, më 30.07.2022, policia kufitare e ka finalizuar operacionin policor të koduar “Shkoza”. Më 30.07.2022, derisa ishte në zhvillim e sipër kontrabandim i radhës, pas marrjes së urdhrit nga Gjykata Themelore Prishtinë, fillojnë kontrollimet policore në fshatin Shkozë të Prizrenit në tri lokacione. Në njërin nga lokacionet një i dyshuar tenton t’i godasë me veturë zyrtarët policorë. Ai është arrestuar për ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe dërguar në mbajtje, ndaj tij është veçuar lënda nga të dyshuarit tjerë të përfshirë në ‘kontrabandë me emigrantë’. Gjatë operacionit policorë janë arrestuar edhe gjashtëmbëdhjetë të dyshuar për përfshirje në kontrabandim me emigrantë, po ashtu edhe një për armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftim.
Edhe
Shtatë të arrestuar, dyshohen se përdorën Kosovën si transit për kontrabandimin e emigrantëve
Nga të dyshuarit janë sekuestruar katër armë zjarri, 95 copë fishekë, tre autobusë, dy vetura, dy radiolidhje dhe 17 telefona celularë.
Pas intervistimit 17 nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse ndaj njërit vazhdon procedura e rregullt.
