Tre persona janë arrestuar të mërkurën për kontrabandim me migrantë.
Sipas njoftimit, Policia në fshatin Shkozë ka ndaluar dy automjete të cilat ishin në lëvizje nga drejtimi Vërmicë – Prizren.
Gjatë kontrollit të realizuar ndaj dy automjeteve janë hasur shtatë viktima, shtetas egjiptianë dhe një shtetas palestinez, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në kontrabandimin e tyre.
“Me urdhër të prokurorit tre personat e dyshuar, dy meshkuj kosovarë dhe një mashkull palestinez, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktimat janë dërguar në njësinë për migrim dhe të huaj për procedurat e mëtutjeshme”, ka njoftuar Policia.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër të arrestuar në dy raste të ndara të kontrabandës me migrantë
-
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë, në kamion iu gjetën migrantë nga Egjipti
-
Policia zë shtatë të huaj në një kamion, dërgohet në stacion policor i dyshuari
-
Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim
-
Aktakuzë ndaj një personi në Pejë për kontrabandim me migrantë