Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shtatë të arrestuar, dyshohen se përdorën Kosovën si transit për kontrabandimin e emigrantëve

Shtatë persona janë arrestuar mbi dyshimin se janë përfshirë në kontrabandim të emigrantëve.

Përmes masave të fshehta të hetimit, policia të hënën, 19 qershor, ka vëzhguar të dyshuarit të cilët janë përfshirë në një rast në Prishtinë.

Pas kësaj, Prokuroria Themelore në Prizren ka lëshuar urdhër verbal për kontrolle në katër lokacione, dy në Fushë Kosovë dhe dy në Mitrovicë.

Të arrestuarit janë një palestinez, dy sirianë, një algjerian, dy libanezë dhe një shqiptar, njoftoi Policia e Kosovës.

“Dyshohet se personat e arrestuar kanë organizuar kontrabandën me emigrantë duke përdorur Kosovën si vend transit”.

Të dyshuarit gjenden në mbajtje 48-orëshe.