Policia e Kosovës ka arrestuar katër të dyshuar për kontrabandë me migrantë.
Ata janë arrestuar në Shipol të Mitrovicës, pasi janë zënë duke transportuar 5 shtetas të Jemenit.
“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda më 22.09.2024 kanë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët ishin duke transportuar pesë shtetas të Jemenit të cilët dyshohet se kishin qëllim t’i dërgonin drejt shteteve të BE-së”, thuhet në raportin24-orësh të Policisë.
Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe automjeteve thuhet se janë gjetur dhe sekuestruar: 6280 euro, 7300 lekë shqiptarë, 140 franga zvicerane dhe 4 automjete.
Me vendimin e prokurorit të dyshuarit thuhet se janë dërguar në mbajtje.
-
Ndalohet një person nën dyshimin për kontrabandim me migrantë në Vërmicë
-
Arrestohen 5 të dyshuar për krim të organizuar e kontrabandim me migrantë
-
Policia në kërkim të një burri në Gjilan, dyshohet se kontrabandoi katër shtetas të huaj
-
Aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për kontrabandim të 10 migrantëve
-
U kap në flagrancë duke transportuar tre pakistanezë, arrestohet i dyshuari në Vërmicë