Një person është arrestuar të hënën në Prishtinë, nën dyshimin se ka kontrabanduar 18 shtetas të huaj.
Emigrantët, të cilët sipas policisë, kanë arritur në Kosovë përmes rrugëve ilegale nga Turqia dhe shtetet tjera, janë dërguar në qendër të azilit.
Policia ka njoftuar se emigrantët po udhëtonin me një minibus.
“Gjatë zbatimit të detyrave të rregullta për identifikimin e kundërvajtësve dhe parregullsive të tjera në trafikun rrugor, Policia ka ndaluar për kontroll rutinor një automjet – minibus i tipit Mercedes, me targa vendore, ku gjatë kontrollimit të tij janë identifikuar 18 persona, 11 shtetas nga Siria, 6 nga Egjipti dhe 1 nga Iraku. Të njëjtit kanë potencuar se në mënyrë të organizuar dhe të udhëhequr nga disa persona, përmes rrugëve ilegale nga Turqia dhe shtete të tjera, përfshirë edhe Kosovën, kishin për qëllim shkuarjen në drejtim të vendeve të BE-së”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, ngasësi i automjetit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
-
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë, në kamion iu gjetën migrantë nga Egjipti
-
Dyshohet për kontrabandim me migrant, shtetasja e huaj arrestohet në Prishtinë
-
Arrestohet një person për krim të organizuar në Prishtinë
-
Shtatë të arrestuar, dyshohen se përdorën Kosovën si transit për kontrabandimin e emigrantëve
-
Ndalohet një automjet në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, hasen 21 migrantë