Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagoset një person në Rahovec nga të shtënat me armë në një aheng familjar

Një person është plagosur të enjten në mbrëmje në fshatin Dobidol të Rahovecit, si pasojë e gjuajtjes me armë nga një person tjetër në një aheng familjar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të premten se lidhur me këtë rast ka arrestuar një 54-vjeçar nën dyshimin se ka gjuajtur me armë zjarri gjatë ahengut.

Ndërkaq, viktima është duke u trajtuar edhe më tutje në Spitalin e Gjakovës për shkak të plagës nga një predhë e plumbit.

“Stacioni Policor në Rahovec pasi kishte pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Dobidol-Rahovec, iu janë përgjigjur rastit dhe kanë arrestuar të dyshuarin N.M., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1968, i cili dyshohet se rreth orës 23:00 në një aheng kishte shtënë me armë zjarri. Nga të shtëna dyshohet se aksidentalisht është qëlluar një person, mashkull i moshës madhore i cili vazhdon të trajtohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës për shkak të plagës së shkaktuar nga një predhë e plumbit. Në cilësinë e provave materiale është konfiskuar një pistoletë prodhim turk me një karikator dhe katër gëzhoja të kalibrit 9mm.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.