Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet gjakovari që dyshohet se shtiu me armë në aheng familjar

Arrestim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Janosh të Gjakovës të martën, me dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Sipas njoftimit, i dyshuari me inicialet P.K, nuk kishte autorizim për posedim të armës, ndërsa në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta SIG Sauer me një karikator dhe dy gëzhoja.

Image
Foto: Policia e Kosovës

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar vepra penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.