Një person është arrestuar në fshatin Pidiq të Gjilanit të martën, nën dyshimin se para një jave kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Arrestimi i tij, siç bëhet e ditur nga Policia në raportin 24-orësh, erdhi pasi pamjet e të shtënave u publikuan në rrjete sociale. Rasti kishte ndodhur më 14 gusht.
Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me një karikator.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. Rasti është cilësuar si “armëmbajtje pa leje”.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Gjilan, shtiu me armë në aheng familjar
-
Arrestohet gjakovari që dyshohet se shtiu me armë në aheng familjar
-
Arrestohet një person në Ferizaj pasi publikoi video duke gjuajtur me armë
-
Kosovarët ua shohin sherrin të shtënave në ahengje familjare, pesë të arrestuar për një ditë
-
Arrestohet një person në Shtime që shtiu me armë në një aheng familjar