Kronikë

Kosovarët ua shohin sherrin të shtënave në ahengje familjare, pesë të arrestuar për një ditë

arme zjarri

Pesë persona janë arrestuar në 24 orët e fundit për të shtëna me armë zjarri në ahengje familjare.

Në Lladroc të Malishevës janë arrestuar dy të dyshuar për shkak se në një aheng familjar kishin shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 16 fishekë, një revole dhe 17 gëzhoja. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Vushtrri është arrestuar i dyshuari  pasi që në një aheng familjar kishte shtënë disa herë me armë zjarri. Pistoleta dhe dy gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Në Lipjan është arrestuar një person për të njëjtën vepër.  Nga i dyshuari është sekuestruar një armë automatike AK-47 dhe 18 gëzhoja. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Janjevë është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari për të shtëna në një aheng. Pistoleta me gaz është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.