Autoritetet policore e kanë arrestuar një person në fshatin Petrovë të Shtimes pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Policia njoftoi të dielën se 33-vjeçari me inicialet G.R., pronar i një ahengut, është dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa është intervistuar në prani të avokatit.
“Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me pronarin e ahengut, i cili ka pranuar se kishte shtënë me një armë zjarri. Personi i dyshuar, G.R., 33 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku është intervistuar në prani të avokatit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë”, thuhet në njoftimin policor në Facebook
Policia ka shkruar se përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje apo tubime përbën rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
“Policia Rajonale e Ferizajt rikujton se përdorimi i armëve të zjarrit, në veçanti gjatë ahengjeve apo tubimeve familjare, përbën rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të shmangin veprime të tilla të kundërligjshme dhe të bashkëpunojnë me policinë për të parandaluar rastet që mund të rezultojnë me pasoja të rënda”, thuhet në njoftimin policor.
-
53-vjeçari shtiu me armë zjarri në një aheng familjar në Shtime
-
Të shtëna në një dasmë në Shtime, Policia konfiskon armën
-
24-vjeçari nga Shtimja shoqërohet në Polici për të shtëna me armë në aheng familjar
-
Arrestohet një person në Gjilan, shtiu me armë në aheng familjar
-
Dy raste të gjuajtjes me armë zjarri në ahengje të shtunën në Kosovë