Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Osek-Hilë në Gjakovë të martën pasdite.
Q.H. (1969) dyshohet se kishte shtënë me armë në një aheng familjar.
“Në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një pistoletë e tipit Beretta ASX, dy fishekë të kalibrit 9mm dhe katër gëzhoja të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm””, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet gjakovari që dyshohet se shtiu me armë në aheng familjar
-
Arrestohet një person në Shtime që shtiu me armë në një aheng familjar
-
Arrestohet një person në Gjilan, shtiu me armë në aheng familjar
-
Dy raste të gjuajtjes me armë zjarri në ahengje të shtunën në Kosovë
-
Të shtëna në një aheng familjar në Skenderaj, sekuestrohet një armë