Policia ka gjobitur dy shoferë në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, në fshatin Babush, pasi ata në mëngjesin e të dielës ishin kapur duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit.
Sh. B. (40) dhe G. SH. (37) janë ndaluar nga policët ndërsa atyre u është shqiptuar nga një gjobë prej 200 eurove, po ashtu janë ndëshkuar me dy pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.
“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, sot rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush, kanë ndaluar shoferët SH.B. (40) dhe G.SH. (37), të cilët po drejtonin veturat e tyre nën ndikimin e alkoolit. Ndaj tyre, policia iu shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje 200 euro, dy pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë-shoferit. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon te shoferët e automjeteve që mos të drejtojnë automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet nga Policia e Kosovës.
-
Policia ua merr patentë shoferët dy të rinjve që po bënin gara
-
Kapen duke bërë gara me vetura, gjobiten e u merret patentë shoferi për 12 muaj
-
Gjobitet shoferi i dehur në Ferizaj
-
Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent, pesë shoferëve u merret leja në Ferizaj
-
500 euro gjobë personit që voziti pa patentë shoferë në Prishtinë me shpejtësi 180 km/h