Policia e Kosovës ka njoftuar se një banesë në lagjen “Bregu i Diellit” është përfshirë nga zjarri të premten në mesditë.
“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Bregu i diellit, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj nuk është raportuar për të lënduar. “Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti.
Artikuj të ngjashëm