Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy persona plagosen në Prishtinë, tre të arrestuar

Dy persona janë plagosur me armë zjarri të enjten në mbrëmje në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ka konfirmuar Policia e Kosovës. Për rastin janë arrestuar tre persona. 

Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë bërë të ditur për KOHËN se pas trajtimit, të plagosurit janë lëshuar në gjendje stabile në shtëpi.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00. 

{gallery}

Siç ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, me të marrë informatën Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për hetimet që karakterizojnë ngjarjen.

Edhe Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur Kronikë Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur

“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore ndërkohë që lidhur me këtë rast deri tani janë arrestuar tre persona të dyshuar”, ka thënë ajo.