Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Përfshihet nga flaka një shtëpi në Prishtinë

Një shtëpi në rrugën “Robert Doll” në Prishtinës është përfshirë nga zjarri.

Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 07:30, ku zjarrfikësit dhe njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes për të lokalizuar zjarrin.

Përpos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Rreth orës 07:30 është marrë informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.