Policia e Kosovës ka bërë me dije se është duke vazhduar hetimet në rastin e rrahjes së anëtares së re të PDK-së, ish-gazetares Arbana Xharra.
Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës njofton se në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë, më 13 maj, rreth orës 01:00 “viktima femër shqiptare ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht nga person-a të panjohur”.
“Rasti është duke u hetuar nga njësiti përkatës policor”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm