Anëtarja e re e PDK-së, ish-gazetarja Arbana Xharra, është sulmuar fizikisht në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Pas tretmanit mjekësor, ajo është liruar nga Qendra Klinike Universitare dhe gjendja e saj tani është stabile.
Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka siguruar Xharrën, se e gjithë PDK-ja nga e mbarë Kosova e mbështesin atë dhe ndodhen pranë saj.
Ky sulm, sipas Hoxhajt, s’do të ndalë rrugën dhe angazhimin e saj në PDK, anëtarë të së cilës edhe e kanë dërguar në QKUK pas sulmit.
Përveç partisë së saj, Xharrës i kanë dalë në mbrojtje edhe personalitete të tjera publike.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në llogarinë tij në Facebook ka shprehur shqetësimin e tij për këtë rast.
Edhe
Hoxhaj: E gjithë PDK-ja është pranë Xharrës
I indinjuar me dhunën ndaj Xharrës, është treguar edhe kryeministri në largim, Isa Mustafa.
Sulmin e ka dënuar edhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli si dhe përfaqësues të partive të tjera politike në vend.
Kurse Vetëvendosje, për sulmin ndaj Arbana Xharrës, ka bërë fajtor pikërisht shefin e saj të ri, Kadri Veselin.