Anëtarja e re e PDK-së, Arbana Xharra, është në gjendje stabile pas rrahjes në orët e para të së shtunës para banesës së saj në Prishtinë.
Gazetari i portalit Koha.net ka shkuar në QKUK dhe sipas informatave që ka marrë aty, mësohet se gjendja shëndetësore e Xharrës është stabile.
Për të përcjellë nga afër kanë ardhur familjarë të saj si dhe bashkëpartiakë nga PDK-ja, parti në të cilën ajo aderoi këtë javë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar minuta më herët për Koha.net se rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 dhe në QKUK Xharra është sjellë nga bashkëpartiakët e saj.
Koha.net ka siguruar fotografi nga gjendja aktuale e Xharrës.
{gallery}
Edhe
Theren me thikë dy persona në Komoran
Rreth orës 02:40 ajo ka lëshuar QKUK-në.
Interesimit të portalit Koha.net ajo i është përgjigjur se nuk mund të flasë në këto momente, por se do të deklarohet gjatë ditës.

-
Therja e djeshme në Drenas ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në trafik
-
Mbrëmë u ther një person në sheshin “Nënë Tereza”
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Tre shtetas të huaj përfshihen në një rrahje në Prishtinë, policia u sekuestron pasaportat