Policia ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “mbajtje nё pronësi, kontroll apo posedim tё paautorizuar tё armëve”, “përdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshëm”.
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё pas pranimit tё informatёs, se nё fshatin Gllogjan-Deçan, dyshohet se ka pasur tё shtёna me armё zjarri, Policia menjëherë ka dalё nё vendin e ngjarjes, ku ka gjetur disa prova lidhur me kёtё rast.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë pas Policia ka identifikuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar njё armё pistoletё Pietro Beretta kal:9mm dhe njё karikator i sё njëjtës armё.
“I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё”, njoftoi PK.